Në Rusi i konsiderojnë kontratat e gazit me Ukrainën si të balancuara, por janë gati të zhvillojnë negociata për shqyrtimin e çmimit të gazit, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin pas takimit me homologun e vet ukrainas Nikollai Azarov. Rusia nuk do të ndërmarrë sanksione gjobitëse ndaj Ukrainës për mosmarrjen e vëllimit të planifikuar të gazit, tha Putin. Detyrë e përbashkët e Moskës dhe Kievit është që ti rikthejnë marrëdhëniet dypalëshe në trajektoren e  rritjes së qendrueshme, vuri në dukje ai. Për sa i përket ndërtimit të konsorciumit me pjesëmarrjen e Federatës Ruse, Ukrainës dhe BE për modernizimin e sistemit ukrainas të transportimit të gazit, Putin njoftoi, se Rusia shprehet e gatshme të financojë mjete këtë.