Kremtimi i përbashkët i 65 vjetorit të Fitores mbi fashizmin është një nga temat kryesore të mbledhjes së sotme në Moskë të krerëve të MPJ të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Siç njoftoi përfaqësuesi zyrtar i dikasterit rus të politikës së jashtme Andrei Nesterenko, ministrat do të shqyrtojnë projekt mesazhin e kryetarëve të shteteve të Bashkësisë drejtuar veteranëve të luftës si dhe çështjet e dhënies së ndihmës e mbështetjes organizatave të veteranëve që ndodhen në hapësirën postsovjetike. Planifikohet të diskutohen gjithashtu veprimtaria e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) dhe avancimi i iniciativës ruse në lidhje me Traktatin mbi sigurimin europian.