Samiti i 16 vendeve të euro zonës në Bruksel miratoi planin e ndihmës për Greqinë, 1/3 e së cilës do ta sigurojë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Plani i ndihmës paraqitet si një mekanizëm i hapur, shumë konkret dhe i palimituar, që mund të përdoret si bazë për dhënien e ndihmës financiare çdo vendi të euro zonës në rast domosdoshmërie. Ekspertët i vlerësojnë nevojat reale të Greqisë për masa suplementare financiare me shumën 20-30 miliardë euro. Miratimi i këtij plani do të thotë se Europa nuk do të lejojë kurrë defolltin në Greqi, deklaroi Kreu i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso në procesin përfundimtar-konferencën e ditës së parë të samitit të BE dhe të minisamitit të 16 vendeve të euro zonës. Dita e dytë e Samitit të BE do ti kushtohet diskutimeve që kanë të bëjnë me strategjinë e zhvillimit socialo-ekonomik të komunitetit deri në vitin 2020.