NATO shprehet e gatshme për asgjesimin e të mbjellave të lulekuqes së opiumit në Afganistan, në qoftë se një detyrë të tillë ia ngarkon asaj OKB. Së bashku me këtë, drejtuesit e Aleancës mendojnë, se nuk duhen lënë fshatarët afganë, të cilët kultivojnë lulekuqen e opiumit, pa mjete financiare për mbijetesë. Për këtë i deklaroi Agjencisë "Ria Lajmet" Drejtori i shërbimit federal për kontrollin mbi trafikikimin e lëndëve narkotike Viktor Ivanov. Sipas fjalëve të tij, pozita e NATO-s bie në kundërshtim me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB mbi detyrimin e të gjitha vendeve pjesëmarrëse të OKB për asgjesim të plantacioneve të drogës. "Të gjitha vendet e NATO - anëtare të OKB gjithashtu votuan pro kësaj rezolute", njofton Ivanov.