Patriarku Kirill për herë të parë hyri në listën e rusëve të cilët gëzojnë besimin më të madh të qytetarëve, i njoftuan Agjencisë "Interfax" sociologët e Qendrës "Levada". Në rejtingun e atyre kujt i besojnë më shumë qytetarët rusë, Patriarku zuri vendin e gjashtë: për besim ndaj tij në muajin mars deklaruan 8% e qytetarëve. Liderë mbeten Presidenti dhe Kryeministri i Rusisë. Në mars 3/4 e qytetarëve (75%) e miratuan veprimtarinë e Dimitri Medvedievit në postin e Presidentit. Me punën e Vladimir Putinit në krye të qeverisë shprehen të kënaqur 78% e popullsisë ruse. Pas tyre renditet Kreu i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme Sergei Shojgu, Lideri i Partisë Komuniste të Federatës Ruse Genadij Zjuganov dhe ai i Partisë Liberal-Demokratike të Rusisë Vladimir Zhirinovskij.