Çifti sportiv rus Yuko Kavaguçi dhe Aleksandër Smirnov fituan medaljen e bronzit në Kampionatin botëror të patinazhit artistik në akull në Torino, duke mbetur pas fituesve të medaljes së argjendtë, çiftit nga Gjermania Robin Shollkov dhe Aliona Savçenko. Kampionë botërorë për vitin 2010 u bënë patinatorët e Kinës Pang Qing dhe Tong Jian. Medalja e bronzit e fituar në Kampionatin botëror, ndoshta do ti shërbëjë si ngushëllim Yuko Kavaguçit dhe Aleksandër Smirnovit për mosmarrjen e medaljes në Olimpiadën në Vankuver. Në Torino ata vendosën të rrezikojnë duke përfshirë në programin e vet të lirë një nga elementet më të vështirë për ekzekutim - hedhjen me katër rrotullime të njëpasnjëshme në ajër. Por, për fat të keq, partnerja u rrëzua, plus që patën edhe gabime të tjera. "Tani për tani neve nuk na mjafton mjeshtëria sportive që ti realizojmë ashtu siç duam me përpikëri 100% të dyja programet. Por ne megjithatë morrëm guximin të provonin dhe nuk na vjen aspak  keq për këtë", - tha pas debutimit Aleksandër Cmirnov. "Të them të drejtën, keq më vjen vetëm për rënien. Në stërvitjen e mëngjesit ne e realizuam 2 herë elementin me hedhjen me katër rrotullime të njëpasnjëshme në ajër. Ne me Yokon u morrëm vesh se do ta bëjnë këtë element gjatë zhvillimit të garave dhe i kërkuam leje për këtë traineres sonë Tamara Moskvina. Ajo si stratege e vërtetë na tha, se ne mund të luftojmë pa frikë për vendin e parë edhe sikur ta realizojmë programin në pistën e akullit me elemente të thjeshta. Por ne me Yukon kishim shumë dëshirë ta provonim hedhjen me katër rrotullime të njëpasnjëshme në ajër". Çifti i dytë rus Maria Muhortova dhe Maksim Tranjkov zunë vendin e katërt në Kampionatin botëror. Por megjithatë mbetën të pakënaqur, meqenëse shpresonin për vend në piedestalin e nderit. Pasi realizuan shkëlqyeshëm programin e shkurtër Maria Muhortova dhe Maksim Tranjkov bënë disa gabime në programin e lirë. Tradicionalisht, sipas rezultateve të kampionatit botëror, përcaktohet përbërja numerike e përfaqësuesve të këtij apo atij vendi në kampionatin e ardhshëm botëror. Patinatorët rusë ia dolën në krye detyrës së shtruar përpara vetes. Pas një viti në kampionatin botëror Rusinë do ta përfaqësojnë tre çifte. Me që ra fjala, vendin e 8-të në Kampionatin botëror në Torino e zuri edhe një çift tjetër rus - Vera Bazarova dhe Juri Llarionov. Një rezultat aspak i keq ky për debutantët.