0Kriza në Greqi mund të shkaktojë cunam financiar në të gjithë Europën, në qoftë se nuk do të rregullohet në kohë. Me një paralajmërim të tillë doli Zëvendësja e kryetarit të Komisionit Europian Vivivan Reding. Siç njofton Agjencia ITAR-TASS, ajo i bëri thirrje Gjermanisë për bashkëveprim në frymë solidariteti europian dhe përfshirje në planin e dhënies së ndihmës Greqisë. "Në qoftë se Greqia do të arrijë deri në defollt, atëherë pasojat e tij do të shfaqen gjithkund: në Britaninë e Madhe, Spanjë, Francë, Portugali, Itali", deklaroi Vivivan Reding.