Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev nënshkroi dekretin për dhënien 5 qyteteve ruse titullin "Qyteti i lavdisë së luftës". Në prag të kremtimit të 65 vjetorit të Fitores këtë titull nderi e merituan qytetet:Vollokallamsk, Brjansk, Nalçik, Viborg dhe Kallaç mbi Don. Titulli "Qyteti i lavdisë së luftës" i jepet qyteteve të Rusisë, në territoret e të cilave ose shumë afër tyre gjatë luftimeve të ashpra mbrojtësit e Atdheut demonstruan burrëri, stoicizëm dhe heroizëm masiv.