0Dimitri Medvediev mendon, se kremtimi i jubileut të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike duhet të shoqërohet me "fushatë informative, detyra e së cilës konsiston në thënien e së vërtetës". Rusia nuk duhet të lejojë rehabilitimin e këlyshëve nazistë. "Ne nuk mund të mbyllim sytë ndaj heroizmit të atyre, të cilët, në fakt, luftuan kundër popullit të vet. Ne duhet të mbrojmë gjithashtu gjeneratën e fituesve nga gëshnjeshtra cinike", mendon Presidenti. Sipas fjalëve të tij, është e domosdoshme të bëhet gjithçka e mundur në mënyrë që rëndësia humanitare e Fitores mbi fashizmin të luajë rol bashkues në planetin tonë. Presidenti njoftoi, se në Moskë, në Ditën e Fitores do të vijnë liderët e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura dhe nga një sërë vendesh të tjera. Fitorja është eveniment kyç i shekullit të XX, i cili i bashkon të gjithë, theksoi Dimitri Medvediev.