0Gjatë mungesës së progresit të dukshëm në negociatat e zhvilluara për programin bërthamor të Iranit, Rusia nuk përjashton mundësinë  e ushtrimit të presionit suplementar mbi Teheranin me ndihmën e zbatimit të sanksioneve ndaj tij, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ së Rusisë Andrei Nesterenko. Së bashku me këtë, ai vuri në dukje, se sanksionet duhet të drejtohen për zgjidhjen e detyrave në lidhje me mospërhapjen e armës së shfarosjes në masë dhe jo për mbytjen financiare dhe ekonomike të këtij vendi. Sipas fjalëve të tij, s'do të ishte aspak e drejtë që ndërlidhuria e çështjes së ndërtimit nga Rusia të elektrostacionit atomik në Busher me problemet që kanë të bëjnë me programin bërthamor iranian.