0Parlamenti i Çeçenisë (Kaukazi i Veriut) konfirmoi themelimin e çmimit ndërkombëtar të paqes me emrin e Presidentit të parë të Republikës së Çeçenisë Ahmat Kadirov. Kryetari i Parlamentit Dukuvah Abdurahmanov vuri në dukje, se Ahmat Kadirov duke rrezikuar jetën e vet "drejtoi popullin çeçen në rrugën e paqes dhe ndërtimit", njoftoi Agjencia ITAR-TASS. Falë politikës së urtë të Presidentit të parë të Çeçenisë, mijëra familje çeçene mundën të fitonin paqen dhe qetësinë, ndërsa shumë ushtarakë rusë i shpëtuan fatit të keq për tu gjendur në ferrin e luftës, vuri në dukje Dukuvah Abdurahmanov.