0Dimitri Medvediev nderoi kujtimin e heronjëve të Luftës së Madhe Patriotike të viteve 1941-1945 duke vendosur kurorën me lule pranë Zjarrit të Amëshuar në kodërvarrin e Mamajevit në qytetin Vollgograd (ish Stalingradi). Presidenti i Rusisë u uroi pjesëmarrësit e luftës me rastin e jubileut të pritshëm të Fitores, u shprehu mirënjohjen për heroizmin ushtarak, u uroi shëndet dhe u dorëzoi atyre dekorata shtetërore. "Beteja e Staliningradit u bë ngjarje me rëndësi kthese rrënjësore në ecurinë e Luftës së Madhe Patriotike. Në fund të fundit, ajo ushtroi ndikim vendimtar jo vetëm në fatin e vendit tonë, por dhe të gjithë botës, prandaj të gjithë ata që luftuan këtu dhe dhanë jetën e tyre janë heronj të vërtetë", theksoi Dimitri Medvediev.