Gazi natyror në Rusi mjafton edhe për disa dekada si për konsumin e brendshëm, ashtu edhe për eksportin. Një mendim të tillë e shprehu Presidenti i Shoqërisë ruse të gazit Valeri Jazjev. Ai kujtoi, se nga rezervat e zbuluara të gazit me vëllim prej 250 trilionë metra kubë, 48 trilionë janë rezerva reale. Sipas fjalëve të Valeri Jazjevit, kriza nuk ndryshoi radikalisht parashikimet e konsumit të gazit në Europë.  Në lidhje me këtë, ai vuri në dukje, rëndësinë e projekteve "Nord Stream", "South Stream" si edhe "korridorit transit ukrainas".