Shkarko audiofailin


0 Udhëheqja e sportit rus, duke përfshirë edhe krerët e federatave të disiplinave olimpike dimërore, po përgatitet të japë llogari përpara këshillit presidencial për performancën katastrofike të skuadrës përfaqësuese të vendit në Vankuver. Siç kujton

gazeta "Novie izvestia"

0, menjëherë pas përfundimit të Lojrave Olimpike Dimërore-2010 Presidenti Dimitri Medvediev deklaroi, se "personat përgjegjës për përgatitjen e përfaqësueses kombëtare për pjesëmarrje në Olimpiadë duhet të marrin vendimin burrëror e të japin dorëheqjen me vullnet të lirë nga postet e veta. Ndërsa në qoftë se një dëshirë e tillë atyre nuk do tu lindë, atëhere ne do ti ndihmojmë ata për këtë". I pari, pa pritur "ndihmën" e premtuar, shpalli mbi dhënien e dorëheqjes Presidenti i Komitetit Olimpik të Rusisë Leonid Tjagaçov. Shembullin e tij e ndoqën edhe disa udhëheqës të tjerë. Ndërkohë në disa federata analiza e ngjarjeve olimpike doli në një nivel skandaloz. Sportistët kritikojnë hapur zyrtarët dhe trainerët, kurse këta të fundit i quajnë "nxënësit" e vet mosmirënjohës. Bashkë me këtë sportistët theksojnë, se me pushimet nga puna nuk mund të ndryshohet gjendja e krijuar. Zëvendësimi i thjeshtë i disa personave me të tjerë nuk do të japë asnjë rezultat. Duhet ndryshuar vetë sistemi, mendojnë ata.

Komentimi i artikullit të ditës

0 Gjendjen aktuale të sportit rus e komenton tani përpara mikrofonit tonë

Këshilltari për sportin nga fraksioni i Partisë Liberal-Demokratike të Rusisë në Dumën Shtetërore Andrei Sozin

0: "Mendoj, se se në ditët tona, të paktën sporti i arritjeve të larta në Olimpiadën Dimërore, ndodhet në gjendje katastrofike. Dhe për këtë janë përgjegjës në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtuesit e federatave. Ata nuk e plotësuan ashtu siç duhet punën e tyre, nuk garantuan një përgatitje racionale, nuk siguruan mjetet e nevojshme financiare. Sportistët duhet të merren me punën e vet, pra, të stërviten dhe të demonstrojnë rezultate. Kurse përkatësisht drejtuesve mund të merren vendime të ndryshme. Por në krye të Federatës duhet të qendrojë një njeri i tillë, i cili do të përgjigjet plotësisht përpara Ministrisë së sportit pikërisht për rezultatin, një njeri që të koncentrojë në vetvete edhe përvojën, edhe zotësinë e kërkimit të rrugëve për forcimin e mbështetjes materiale të drejtimit të sportit të vet. Kjo do të lejojë përforcimin e përgatitjes së sportistëve, do ti shërbejë përmirësimit të bazës materiale në periudhën përgatitore. Sepse nuk është sekret për askënd, se qendrat sportive stërvitore të vendit ndodhen në gjendje të vajtueshme...", konkludon Këshilltari për sportin nga fraksioni i Partisë Liberal-Demokratike të Rusisë në Dumën Shtetërore Andrei Sozin.