Rusia dhe SHBA përfunduan pjesën kryesore të negociatave për ASO, por data konkrete e nënshkrimit të Traktatit të ri akoma nuk është bërë e ditur, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ së Federatës Ruse Andrei Nesterenko. Gjatë brifingut mbajtur për gazetarët në Moskë, ai vuri në dukje, se vendimi përkatës mund të merret vetëm nga Presidentët e Rusisë dhe SHBA, dhe ata kanë ndër mend ta bëjnë këtë hap në një kohë shumë të afërt, u shpreh diplomati. Ai kujtoi, se siç u njoftua edhe më parë, Traktati i ri për Armatimet Strategjike Ofensive mund të nënshkruhet në Pragë.