Shkarko audiofailin


0 Më pak se një muaj ka mbetur deri në kohën e zhvillimit më 22-23 prill të takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në Talin. Në të presupozohet të bashkërenditen parimet e zgjerimit të mëtejshëm të Aleancës Veriatlantike nën dritën e konceptit të saj të ri strategjik. Në kuadrin e përgatitjes së takimit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka qenë me një vizitë në Bosnjë e Hercegovinë. Ai konfirmoi, se "dyert e Aleancës mbeten të hapura", por shtroi përpara kandidatëve potencialë një sërë kushtesh për plotësim. Mbi këtë temë përsiat në komentin e vet vëzhguesi i radiokompanisë "Zëri i Rusisë", kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Pas asaj kur 1 vit më parë, në prill të 2009-ës, përbërja e NATO-s u zgjerua për llogari të dy shteteve ballkanike - Shqipërisë dhe Kroacisë - përpara Brukselit u shtrua për zgjidhje problemi: po ç'të bëhet më tej? Në qoftë se do ta analizojmë këtë çështje për nga pikëpamja e "rëndësisë, domethënies" politiko-ushtarake të këtij apo atij pretendenti, atëhere duhet thënë, se kandidatë "të denjë" thjesht nuk kanë mbetur më. Maqedonia, kanditatura e së cilës u hodh poshtë më parë me kërkesë të Greqisë, qendron aktualisht përpara rrezikut real të shpërbërjes, ndarjes së vet në pjesën shqiptare dhe atë sllavo-maqedonase dhe do ti krijojë më shumë probleme e telashe Aleancës, se sa leverdi. Po e njëjta gjë ka të bëjë edhe me Gjeorgjinë, e cila me udhëheqjen e vet psikopatike inskenoi në transmetim të drejtpërdrejtë në TV luftën me Rusinë. Përsa i përket Ukrainës, atje shumica e popullsisë mban një qendrim tejet negativ ndaj hyrjes në NATO, kurse Presidenti i ri Viktor Janukoviç është më tepër i interesuar për ndjekjen e një politike të urtë e të peshuar mirë në sistemin e koordinatave "Bashkimi Europian-Rusi", se sa në dukjen e bazave ushtarake natoviane në vend. Por edhe ndalimi i zgjerimit të mëtejshëm të Aleancës nuk është aspak politikisht i leverdisshëm për Brukselin. Tashmë projekti i konceptit të Strategjisë së re të Aleancës, që është bashkërenditur pothuajse tërësisht, parashikon aktivizimin e rolit të NATO-s përtej kufijve të zonës gjeografike të përgjegjësisë së vet dhe duhet thënë, në çështje të tilla kyçe si ushtrimi i kontrollit global ndaj sigurimit energjetik. Ndërsa kjo kërkon venien në veprim të mekanizmave më elastikë të garantimit të interesave, se sa thjesht anëtarësim. Prandaj në plan të parë del shfrytëzimi aktiv i asaj që mund të quhet "anëtarësim i kushtëzuar", në këmbim të shërbimeve pa kushte nga ana e vendeve kandidate. Një nga vendet e para, tek i cili do të vihen në provë metoda të tilla, do të bëhet pikërisht Bosnjë e Hercegovina. Siç dha të kuptojë në Sarajevë Anders Fogh Rasmussen, minimumi për çfarë mund të shpresojnë në një perspektivë të afërt në kryeqytetin boshnjak është marrja e Planit të veprimeve për anëtarësim në NATO. Kjo do ti lejojë vendit ta ndjejë veten kandidat potencial, por jo më shumë se kaq. Ndërsa boshnjakëve, nga ana e vet, do ti duhet të sforcohen. "Dhënia e Planit të veprimeve për anëtarësim në NATO parashikon ndryshimin e kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës në përputhje me kërkesat e Gjykatës së Strasburgut për të drejtat e njeriut, zgjidhjen e problemit të pronës ushtarake, likuidimin e tepricave të municioneve dhe armatimeve si dhe nisjen e një nënreparti në Afganistan për pjesëmarrje në misionin e "Forcave ndërkombëtare për garantimin e sigurisë". Një program të tillë veprimesh parashtroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përpara dëgjuesve në Sarajevë, gjë kjo e shpjeguar me gjuhë të thjeshtë do të thotë: përpjekje për të marrë nën kontroll të plotë politikën e brendshme dhe të jashtme të shtetit sovran - anëtar të OKB-së, OSBE-së dhe Këshillit Europian.