Kronika e Fitores. Kronika e ngjarjeve në frontet e Luftës së Dytë Botërore  

25 mars

Bashkimi i Reepublikave Socialiste Sovjetike (BRSS)

Trupat e Frontit të Dytë Ukrainas kaluan në ofensivë. Repartet sovjetike të këmbësorisë, të mbështetura nga zjarri i aviacionit dhe artilerisë, arritën të çajnë mbrojtjen e fuqishme të kundërshtarit në pjesën më perëndimore të Budapestit. Njësitë sovjetike të përforcuara nga nënrepartet xheniere me luftime të ashpra kapërcyen zonën malore dhe dolën në rrafshinë. Gjermanët vazhdonin të bënin rezistencë të dëshpëruar. Robërit e luftës tregojnë, se komanda gjermane mori një sërë masash emergjente për rritjen e aftësisë dhe frymës luftarake të njësive të veta. Skuadrat e armatimeve të artilerisë u përforcuan me oficerë. Pas nënreparteve të këmbësorisë u vendosën njësitë siguruese të reparteve SS-se. Ato pushkatojnë në vend ushtarët për tentativën më të vogël të tërheqjes nga pozicionet e veta ose për hedhje armësh, dorëzim.

Gjermania:

Nga shënimet e bëra nga Joseph Goebbels në ditarin e vet: "Njoftimet që vijnë nga fronti nuk bëjnë që tjetër veçse mbjellin panik. Është plotësisht e mjaftueshme që të dëgjosh në mesditë vetëm raportin përmbledhës mbi gjendjen e krijuar. Dhe, në përgjithësi, mund të gjykosh mbi atë se si shkojnë punët në të vërtetë tashmë nga toni i shtypit të armikut. Në momentet aktuale nuk mund të thuhet kurrsesi se punët tona shkojnë mbarë e mirë".

Aleatët:

Presidenti i SHBA-s Franklin Roosevelt i shkruan në këtë ditë Stalinit: "Ne e respektojmë shumë dhe i vlerësojmë mjaft lart vetitë dhe aftësitë personale të ambasadorit sovjetik Gromiko dhe jemi mëse të bindur, se ai mund ta përfaqësonte në mënyrë plotësisht të suksesshme Bashkimin Sovjetik. E megjithatë unë nuk mund të mos provoj zhgënjim të thellë në lidhje me faktin, se zoti Molotov, me sa duket nga të gjitha, nuk parashikon të jetë i pranishëm në Konferencën në San Fracisko".

Historia në detaje:

0 Në Konferencën botërore në San Francisko u mblodhën delegatët e 50 vendeve, të cilët përfaqësonin më tepër se 80% të popullsisë së rruzullit tokësor. Në të u mbodhën për pjesëmarrje njerëzit e të gjitha racave, feve dhe kontinenteve, të mbushur plot vendosmëri për të krijuar një organizatë të  aftë që të mbrojë paqen dhe të ndihmojë në ndërtimin e një jete më të mirë. "Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilën ju sapo e nënshkruat", tha Presidenti amerikan Truman në fjalimin vet mbajtur në mbledhjen e fundit të Konferencës, "është një bazë e sigurt, e fortë mbi të cilën ne mund të ndërtojmë një botë më të mirë". Më 24 tetor të vitit 1945 Organizata e Kombeve të Bashkuara u bë realitet.