0Vënia në shfrytëzim e gazsjellësit "Nabucco" mund të realizohet jo më parë se në vitin 2018, domethënë 4 vjet më vonë nga ç'ishte planifikuar, deklaroi Komisari europian për energjetikën Gunther Ottinger në intervistën e vet dhënë për gazetën "Sueddeutsche Zeitung". Ndërtimi i tubacionit "Nabucco" planifikohet të fillojë në vitin 2011. Projekti i gazsjellësit "Nabucco" parashikon furnizimin e gazit natyror nga vendet e rajonit të Kaspikut për Europë me anashkalim të territorit të Rusisë.