Shkarko audiofailin


0 Presidentët e Federatës Ruse dhe SHBA-s do të nënshkruajnë Traktatin mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) në Pragë pas bashkërendimit të datës së saktë nga të 3-ja palët. Ky njoftim figuron vazhdimisht në faqet e para të mjeteve të informimit masiv. Vërtet, botimet në mënyra të ndryshme e komentojnë thelbin e dokumentit të ri, i cili ka rëndësi pikërisht tani, kur po zhvillohet përgatitja për hapjen në Uashington më 12 prill të Konferencës Ndërkombëtare për sigurimin bërthamor. Kështu, botimi "The Washington Post" në një nga artikujt e vet konfirmon, se Traktati mbi reduktimin e ASO nuk i duhet SHBA-s, por Rusisë me qëllim që të "përforcojë statusin e lëkundur të superfuqisë". Po a është me të vërtetë kështu? Kësaj pyetjeje iu përgjigj Viktor Litovkin, eksperti kryesor i "Botimit të pavarur ushtarak". "Kjo është një tezë aspak bindëse e atyre, të cilët e akuzojnë apriori Rusinë për të gjitha mëkatet e mundshme vdekjeprurëse, duke përfshirë edhe dëshirën e papërmbajtur të saj për tu bërë, gjoja, sërisht superfuqi. Ky pikësynim nuk figuron absolutisht në veprimet dhe planet e Moskës",vuri në dukje eksperti: "Fakti, se ne na duhet ky Traktat, sigurisht qëndron. Por ai u duhet edhe SHBA-s, të cilat në rast të kundërt nuk do të kishin zhvilluar me ne negociata kaq të gjata!, theksoi Viktor Litovkin. - Ky Traktat nevojitet në radhë të parë për atë, që të përforcohet juridikisht balanci, ekuilibri i ASO midis Rusisë dhe SHBA-s, të cilat zotërojnë aktualisht potencialet më të mëdha të raketave strategjike dhe municioneve bërthamore për to. Presidenti Barak Obama jo krejt rastësisht ndër prioritetet e programit të tij propozoi reduktimin e  pjesës përbërëse bërthamore të forcave të armatosura të SHBA-s. Dhe pikërisht për këtë arsye Barak Obama është po aq i interesuar në përfundimin e Traktatit mbi ASO, si dhe Dimitri Medvediev". Pyetjes: se përse për Rusinë është kaq e rëndësishme ndërlidhuria e Traktatit për reduktimin e ASO me çështjen e Mbrojtjes Antiraket (MAR)? - eksperti Viktor Litovkin u përgjigj: "Puna qëndron në atë, se Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) dhe Mbrojtja strategjike Antiraket, domethënë sistemi MAR, janë të lidhura ngushtësisht me njëra tjetrën, shpjegoi eksperti. Po përmend një shembull të thjeshtë. Imagjinoni për një moment, sikur fqinji juaj e rrethon shtëpinë e vet verore (daçën) me një mur të lartë, pas të cilit ju nuk shikoni dhe nuk dini asgjë se çfarë po ndërtohet në pjesën e tij? Atëherë gjatë marrëdhënieve jo shumë të besueshme me fqinjin, ju mund të dyshoni se ai ka synime të këqia ndaj jush! Kështu qendron puna edhe me këtë çështje". Është tjetër gjë ajo, se midis Rusisë dhe SHBA-s në kohën e vet u nënshkrua marrëveshja xhentelmene, e cila parashikon që të dyja palët të vlerësojnë së bashku rreziqet kërcënuese raketore dhe së bashku të krijojnë sistemin e Mbrojtjes Antirake (MAR). Por më vonë SHBA-s, pa u këshilluar me Rusinë, po fillojnë të dislokojnë në Poloni komplekse raketore mobile zenit dhe nuk fshehin as planet për dislokimin në Rumani dhe Bullgari të elementeve të sistemit të vet kombëtar të MAR. Kjo gjë shkakton tek Rusia habi dhe e bën atë të mprehë vigjilencën. Sepsei ne nuk e dimë se çdo të bëhet më tej? Ndoshta ndokush mund të mbartë synime të këqja ndaj nesh? Ja pse është kaq e rëndësishme të përfundohet, më në fund, puna e mundimshme e Moskës dhe Uashingtonit mbi Traktatin e ri për shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive. Ai i nevojitet Rusisë, SHBA-s, Europës dhe gjithë botës.