0Liderët e 27 vendeve të BE do të mblidhen në Bruksel në samitin tradicional pranveror, i cili kësaj radhe është organizuar në një format të pazakontë "dy në një". Mbledhja kryesore do ti kushtohet diskutimit të problemeve të përgjithshme ekonomike. Më vonë, krerët e 16 shteteve që hyjnë në zonën e euros, duhet të vendosin se çdo të bëhet me Greqinë. Ajo ka "grumbulluar" deri tani një borxh prej 300 miliardë eurosh, kurse deficiti i saj buxhetor, sipas përfundimeve të vitit të kaluar, arriti në 13 % të GDP. Udhëheqja e BE, po ashtu si dhe Franca, Italia, Spanja, e konsiderojnë të domosdoshme dhënien Greqisë të një ndihme prej 20-25 miliardë eurosh.