0Përgatitjen e kremtimit të 65 vjetorit të Fitores së popullit sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike do të diskutojë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në mbledhjen e komitetit organizativ për zhvillimin e aktiviteteve solemne në Vollgograd. Kryetari i këtij komiteti është vetë Dimitri Medvediev. Këtë vit më 9 maj për herë të parë do të zhvillohet parada mbarëruse. Veteranët do të mund të shikojnë edhe transmetimin e paradës së madhe në Moskë. Për këtë qëllim në rrugët e qytetit janë instaluar ekranë të mëdhenj. Në Ditën e Fitores në kryeqytetin rus do të zhvillohet koncerti kushtuar Ditës së Fitores.