0Problematika e gazit është një nga më kryesoret në negociatat e Moskës të kryeministrave rus dhe ukrainas, përkatësisht, Vladimir Putin dhe Nikollai Azarov. Në Kiev çmimin ekzistues për këtë lëndë hidrokarbure e vlerësojnë si shumë të lartë. Më parë njoftuan, se në lidhje me këtë udhëheqja ukrainase ka përgatitur për Moskën një sërë propozimesh. Kryeministrat  do të diskutojnë gjithashtu perspektivat e kooperimit prodhues dypalësh, në radhë të parë, në fushën e teknologjive të larta, të energjetikës bërthamore, përvetësimit të kozmosit dhe ndërtimit të avionëve.