0Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut dënoi veprimtarinë e ndërtimit të vendbanimeve hebree në Jeruzalemin Lindor. Për këtë flitet në rezolutën e miratuar në sesionin e radhës të Këshillit për të Drejtat e Njeriut. Në dokument, në veçanti, thuhet se veprimtaria e ndërtimit të vendbanimeve hebree nga ana e Izraelit vë nën rrezik kërcënues procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe krijimin e shtetit të pavarur palestinez. Këshilli miratoi tre rezoluta: për të drejtat e palestinezëve për vetëvendosje, për situatën me respektimin e të drejtave të njeriut në rajonet e okupuara të lartësive Golanit dhe për shkelje serioze nga ana e Izraelit në territoret palestineze. SHBA-s janë të vetmet që votuan kundër gjithë këtyre dokumenteve.