0Pentagoni është shumë afër përfundimit të punës mbi doktrinën e re bërthamore të vendit. Për këtë deklaroi Ministri i mbrojtjes Robert Geits, gjatë fjalës së marrë përpara kongresmenëve në Uashington. "Unë mendoj, se doktrina do të jetë gati për këto 2 ose 3 javët e afërta", siguroi ai. Ministri i mbrojtjes më parë i ka shtyrë dy herë afatet e njohjes së anëtarëve të Kongresit me strategjinë e rikonceptuar bërthamore. Analizës i nënshtrohen, në veçanti, roli i armatimeve bërthamore, strategjia e sigurimit ndërkombëtar, numri dhe përbërja e forcave bërthamore të domosdoshme për realizimin e kursit të propozuar.