Autoritetet e Moskës miratuan grafikun e shpërndarjes së reve për viti 2010, i tregoi korrespondentit të Agjencisë RIA Lajmet një burim në Bashkinë e Moskës. Sipas fjalëve të tij, retë planifikohet të shpërndahen tre herë - në Ditën e Fitores më 9 maj, në Ditën e Pavarësisë më 12 qershor dhe në Ditën e Qytetit më 5 shtator. Për luftën kundër motit të keq do të angazhohen 12 aeroplanë. Me ndihmën e tyre retë do të "goditen" me përzierje të dioksidit karbonik dhe azotit të lëngët. Realizuesit e punëve për përmirësimin e kushteve të motit do të zgjidhen me anë të konkursit. Më shtrenjt do ti kushtojë buxhetit shpërndarja  e reve në Ditën e Fitores. Shuma e kontratës mund të përbëjë 44 milionë rubla.

                                                              ***

Arinjtë në Zooparkun e Moskës u zgjuan nga gjumi letargjik i dimrit. Siç i treguan Agjencisë RIA Lajmet bashkëpunëtorët e Zooparkut, për kafshët në këtë sezon ishte tejet e vështirë rënia në gjumin e dimrit për shkak të motit anomalisht të ngrohtë që mbajti në kryeqytetin rus deri në fillim të dimrit. Dy arinj të murrmë dhe tre arinj të Himalajeve ranë në gjumë letargjik vetëm në ditët e para të dhjetorit, kur ra një shtresë mjaft e trashë dhe e ngjeshur dëbore. Është mjaft interesant fakti, se arinjtë e bardhë, ndryshe nga arrinjtë e murrmë dhe ata të Himalajeve, bien më vonë në gjumin e dimrit, me përjashtim të arushës, e cila pret lindjen e arushëve të vegjël".

                                                                 ***

Në vendet e rënies të copave të kometave në Tokë janë gjetur fosile të qenieve të gjalla, gjë kjo që dëshmon për ekzistencën e jetës extraterrestriale. Për këtë i njoftoi Agjencisë ITAR-TASS studjuesi i Qendrës ruse të Mbrojtjes Planetare të Bashkimit Prodhues Shkencor me emër të Llavoçkinit Eugjeni Dimitrijev. Sipas fjalëve të tij, në përbërjen e substancave të gjetura u zbulua një përbërje shumë e lartë kobalti, titani dhe bakri. Pas 15 vjet studimesh ai arriti në konkluzionin, se ato "paraqesin në vetvete fregmente skeletesh të qenieve primitive detare". Provat laboratorike të Eugjeni Dimitrijevit vërtetuan teorinë mbi atë, se "jeta në Tokë u mboll nga mbetjet e kometave - përhapëseve kryesore të jetës në mbarë Gjithësinë".

                                                                    ***

0 Paratë vërtet mund ta bëjnë më të lumtur njeriun, por vetëm në rast se ai fiton shumë më tepër se shokët, fqinjët dhe kolegët e tij. Në një konkluzion të tillë arritën psikologët dhe sociologët britanikë nga universitetet e qyteteve Cardiff dhe Warwick. Sipas mendimit të tyre, një veçori e tillë e natyrës njerëzore shpjegon, se përse rritja e qenësishme e nivelit të mirëqenies në vendet perëndimore në këto 40 vitet e fundit nuk çoi në rritjen përkatëse të nivelit të të kënaqurit të njerëzve me jetën vetiake.