0Moska u zhvendos nga vendi i 18-të në atë të 20-të në rejtingun e përvitshëm të qyteteve më të pasur dhe më të autoritetshëm në botë. Ky është një rejting i përbashkët i kompanisë "Knight Frank" dhe bankës "Citi", njofton Agjencia informative RIA Lajmet. Ai varet nga progresi i qytetit në katër pika: aktiviteti ekonomik, ndikimi politik, baza shkencore, niveli i jetesës. Në vitin 2010 qytetet më të pasur dhe më të autoritetshëm të botës, sipas këtij versioni, u bënë New Yorku, Londra dhe Parisi. Pas tyre u rendit Tokio, Brukseli, Berlini dhe Pekini.