0Sukseset e arritura këto kohët e fundit nga koncerni gjerman i nxjerrjes së naftës Wintershall, "në një shkallë të lartë shpjegohen edhe me partneritetin e tij me "Gazpromi"-in, mendon Kryetari i udhëheqjes së koncernit Rainer Seele. Sipas fjalëve të tij, Wintershall përpiqet të realizojë zgjerimin e pranisë së vet në Federatën Ruse. Seele e vlerësoi mjaft lart projektin e ndërtimit të gazsjellësit "Nord Stream" midis Rusisë dhe Gjermanisë nëpër fundin e Detit Balltik, duke vënë në dukje, se klima politike rreth planeve të shtrimit të tij është ngrohur ndjeshëm.