0Federata Ruse do të hyjë në përbërjen e stafit drejtues të Programit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Komunikimit (PNZK). Një vendim i tillë u morr mbi bazë të rezultateve të zgjedhjeve në forumin e kësaj strukture në Paris. Në byronë e Këshillit Ndërqeveritar të PNZK Rusinë do ta përfaqësojë Zëvendës drejtori i parë i përgjithshëm i Agjencisë ITAR-TASS Mihaill Gusman. Me dekret të UNESKO-s Këshilli Ndërqeveritar destinohet për dhënien e ndihmës në realizimin e projekteve të gazetave, agjencive informative, stacioneve radiotelevizive të vendeve të zhvilluara dhe shteteve me ekonomi transitore.