Komisioni Europian mendon, se ndihmë financiare Greqisë së mbytur në borxhe duhet ti japin partnerët e eurozonës dhe jo Fondi Monetar Ndërkombëtar. Për këtë deklaroi Komisari europian për politikën ekonomike dhe monetare Olli Rehn, njofton Agjencia informative RIA Lajmet. Në 25-26 mars në Bruksel do të zhvillohet samiti i BE, në të cilin mendohet të diskutohen rrugët e zgjidhjes të problemeve financiare të Greqisë. Aq më tepër se një sërë liderësh europianë e konsiderojnë të domosdoshëm zhvillimin e takimit të jashtëradhës në kuadrin e Grupit Europian përpara samitit të BE.