"Të mos provohet, të mos konfirmohet, të mos nënvizohet asgjë - thjesht të përfshihet, të fiksohet një copëz realiteti. Gjërat dhe njerëzit flasin vetë për veten. I vetmi moment i krijimtarisë është 1/4 pjesë e sekondës, kur aparati bën fotografinë". Në këtë mënyrë i përcaktonte parimet e reportazhit fotografik fotografi i famshëm francez Henri Cartier-Bresson (vitet 1908-2004). Në objektivin e tij janë fokusuar vende të huaja, konflikte ushtarake, ceremoni zyrtare, mitingje e protesta, kurse fotografin e interesojnë më tepër jo dhe aq vetë ngjarjet, se sa, të themi, "sfondi" i tyre. Sepse në serinë e fotografive kushtuar ditëve të fundit të qeverisë së Gomindanit nuk figurojnë portretet e politikanëve, por kinezëve të thjeshtë në prag të rrebelimit dhe skena të panikut që ka pushtuar masat. Në ceremoninë funerale të varrimit të Indira Gandhit ai ka fiksuar në objektiv jo dhe aq vetë ceremoninë përmortore, se sa njerëzit e pikëlluar, pjesëmarrës në të. Kështu, pasi u ndodh në Moskë në fillim të viteve 1950-të, Henri Cartier-Bresson duke fotografuar punonjësit e ndërtimit në mencën e punëtorëve fikson, sikur gjoja, ashtu krejt rastësisht, portretet e Stalinit të varura në muret e saj... Ndërkohë që nuk dihet se sa kuadro të bëra nga ai në Moskë nuk janë publikuar. Në fakt, fotografi "sekrete" i mbeteshin mjeshtrit pas çdo udhëtimi, vë në dukje Drejtoresha e Muzeut moskovit të Fotografisë Olga Svibllova: "Henri Cartier-Bresson ruante rreth 1 milionë negativa filmash, shumicën e të cilave ai i ka mbyllur për 70 vjet me qëllim që historia të vendosë, se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme dhe me ç'sy e shikojmë ne krijimtarinë e tij". Edhe klasikut të fotografisë sovjetike Arkadi Shaihet (vitet 1898-1959), i cili ka meritur gjithashtu një ekspozitë të veçantë në Fotobienale, i kanë rënë për pjesë në jetë jo pak sprova të rënda. Pasi fotografoi Lideren e proletariatit gjerman Clara Zetkin, ai e grisi dhe e hodhi në kosh të plehrave atë, sepse nën fustanin e revolucioneres duhej këmisha e brendshme. U gjend dikush që i mblodhi të gjitha copat e fotografisë së grisur, i ngjiti dhe e shoqëroi me komentin: "Ja si i fotografojnë disa fotoreporterë udhëheqësit e proletariatit" - dhe e adresoi atë në organet përkatëse. Por që nga ajo kohë skrupoloziteti dhe kujdesi i tij në punë u bënë legjendë. Në gjininë e fotoreportazhit punon edhe mjeshtri bashkëkohor nga qyteti Perm Aleksandër Bezuklladnikov. Ai arriti të fiksojë periudhat e Perestrojkës dhe Grasnostit, që erdhën në Bashkimin Sovjetik në fund të viteve 1980-të. "Unë mendoj, se çdo fotograf duhet të fiksojë jetën që rrjedh rreth e përqark tij, sepse bile dhe çdo insekt sado i vogël qoftë me kalimin e kohës shndërrohet në vlerë historike. Dhe unë do të dëshiroja, thjesht, të ruaj të fiksuar atë kohë që për mua ishte interesante", thotë ai. Me kalimin e një çerek shekulli fotografitë e Aleksandër Bezuklladnikovit filluan ti quajnë "kronikë fotografike" të lindjes së Rusisë së re.