0Ministria e Drejtësisë e SHBA-s akuzoi koncernin gjerman të automobilave Daimler për korrupsion. Në periudhën që nga 1998 e deri në 2008 kompania ka shkelur ligjet në 22 vende të ndryshme. Komisioni, i cili po zhvillon hetime në lidhje me aktivitetin e Daimler, konfirmon, se koncerni u ka dhënë ryshfete përfaqësuesve të autoriteteve zyrtarë gjatë nënshkrimit të kontratave në Rusi, Turqi dhe Kinë, njofton kompania informative FRG "Deutsche Vele".