Kronika e Fitores. Kronika e ngjarjeve në frontet e Luftës së Dytë Botërore. 24 mars.   Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS)

Trupat e frontit të 3-të Ukrainas, pasi përballuan sulmet e divizioneve tankiste të gjermanëve në jugperëndim të Budapestit duke i rraskatitur e dobësuar ata në luftimet mbrojtëse, kaluan në ofensivë, shpartalluan grupin tankist gjerman dhe avancuan gati 70 kilometra përpara.

Në drejtimin e Danzigut në Gjermani trupat sovjetike vazhduan ofensivën. Kundërshtari bënte një rezistencë të egër, këmbëngulëse dhe nga dita në ditë ndërmerrte më tepër se 20 kundërsulme. Njësitë e ushtrisë sovjetike kapërcyen pengesat e barrierat e shumta inxhinierike, ndër të tjera edhe rrethimet me tela me gjemba nëpër të cilat kalonte rrymë elektrike. Në limanin e Danzigut aviacioni fundosi anijen luftarake gjermane.

Mareshali Georgij Zhukov kujtonte ato ditë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore: "Ngadalësia e mëparshme në veprimet e komandës anglo-amerikane ia la vendin nxitimit të skajshëm. Qeveritë e Anglisë dhe SHBA-s nxisnin komandën e forcave ekspeditore në Europë, duke kërkuar nga ajo avancimin sa më të shpejtë në rajonet qendrore të Gjermanisë me qëllim që ti marrin ato nën kontroll përpara se të futen atje trupat sovjetike".

Gjermania:

Nga shënimet e bëra në ditarin e Ministrit të propagandës të Rajhut të Tretë (Third Reich) Joseph Goebbels: "Si fatal unë vlerësoj atë fakt, se në momentet aktuale kritika nuk anashkalon as personalitetin e vetë Fyrerit, as idenë nacional-socialiste, as lëvizjen nacional-socialiste. Shumë anëtarë të partisë po fillojnë gjithashtu të lëkunden. Të gjitha disfatat tona njerëzit njëzëri i shpjegojnë me superioritetin e anglo-amerikanëve në ajër. Mendojnë se me sovjetikët do t'ia dilnin pa problem punës mbanë, në qoftë se do të mund të pastronin të paktën hapësirën e Rajhut të Tretë nga kundërshtari".

Historia në detaje:

Gjenerali i Forcave Ushtarako-Ajrore të SHBA-s Frederick Anderson në këtë mënyrë e shpjegoi konceptin e sulmeve të befasishme: "Kujtimet mbi shkatërrimin, shpartallimin e Gjermanisë do të trashëgohen nga baballarët tek bijtë, nga bijtë tek nipërit. Kjo është garancia më e mirë e asaj, se Gjermania nuk do të ndërmarrë më kurrë luftra të reja".