Shkarko audiofailin


0 11 vjet më parë NATO pa sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së filloi bombardimet masive të Republikës së Bashkuar të Jugosllavisë. Ato u shndërruan në operacionin me përmasa më të gjera në Ballkan që nga kohërat e Luftës së Dytë Botërore. Bombardimet ajrore zgjatën 2 muaj e gjysëm. Në to morrën pjesë më tepër se 1000 aeroplanë luftarakë, të cilët hodhën në tokën serbe 79 mijë tonë lëndë eksplozive. Sipas të dhënave serbe, për këtë periudhë u vranë 2500 banorë të pafajshëm paqësorë, u shkatërruan qindra godina banimi, shkolla, spitale dhe monumente kulture. Si shkas për veprime të tilla të kundërligjshme, të ndërmarra pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shërbyen akuzat për mosdëshirën e Beogradit për tu marrë vesh me separatistët shqiptarët në Kosovë dhe zhvillimi i spastrimeve etnike në këtë krahinë. Për mendimin e Drejtorit të Sektorit të konflikteve politike të Institutit të Europës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Pavell Kandel, këto akuza janë krejtësisht të pabaza: "Argumentet e përdorura për iniciimin e operacionit ishin krejtësisht formale. Sepse, së pari, negociatat në fakt u minuan nga vetë aleatët perëndimorë, të cilët propozuan variantin e zgjidhjes së problemit, i cili  ishte apriori i papranueshëm. Së dyti, largimi masiv i banorëve nga krahina e Kosovës, që u shndërruan më pas në refugjatë, i cili vërtet pati vend në atë kohë për shkak të vazhdimit gati 1 vjeçar të përplasjeve të armatosura midis forcave serbe dhe separatistëve shqiptarë, pas bombardimeve të NATO-s nuk u minimizua aspak. Ndërsa pikësynim real i NATO-s ishte në të vërtetë shfrytëzimi i situatës së krijuar në Kosovë për destabilizimin e regjimit të Millosheviçit, i cili ishte i padëshirueshëm për kryeqytetet perëndimore. Gjë kjo që, në fakt, dhe u realizua në jetë". Ekzistenca e shtetit unik jugosllav nuk përkonte aspak me interesat e NATO-s dhe planet e Bllokut Veriatlantik për zgjerimin e sferave të ndikimit të tij në drejtimin juglindor. Me vendosjen e kontrollit mbi Ballkanin SHBA-s dhe partnerët e tyre shpresonin të zhvendosnin objektet e veta strategjike në drejtim të Lindjes dhe të mbanin njëkohësisht në shënjestër rrugët e transportimit të lëndëve energjetike të Kaspikut. Agresioni i NATO-s kundër Republikës së Bashkuar të Jugosllavisë, ndarja e Kosovës dhe shpallja e pavarësisë së kësaj krahine prej separatistëve shqiptarë kosovarë në shkurt të vitit 2008 mund të quhet dhe përfundim i procesit të shkatërrimit, shpërbërjes së vendit. Aktualisht në Kosovë është vendosur baza ushtarake e SHBA-s "Bond Steel", më e madhja në Europë.