0Kompania ruse e naftës "Llukoil" doli nga projekti i përvetësimit të vendburimit Anaran në jug-perëndim të Iranit. Vazhdimi i punimeve të mëtejshme atje është i pamundur për shkak të sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Republikës Islamike nga ana e SHBA-s, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie. Në llogaritjet përfundimtare për vitin e kaluar kompania pësoi humbje nga ky projekt me shumë prej 63 milionë dollarësh, njoftoi PRIME-TASS. "Llukoil" zotëronte në këtë projekt 25 %, pjesa tjetër prej 75 % i përket kompanisë norvegjeze të naftës "Staitoll-Gidro".