0Kriza financiare "mbylli dritaren e mundësive" për hyrjen e vendeve të hapësirës postsovjetike në BE, në veçanti, për Ukrainën dhe Moldavinë, të paktën, për këto 10 vjeçarët e afërt. Një mendim të tillë shprehu për Agjencinë ITAR-TASS një burim i lartë zyrtar europian në korridoret e mbledhjes së Grupit Konsultativ të donatorëve të Moldavisë. Diplomati vuri në dukje, se BE tashmë është i lidhur me detyrimet për pranimin e shteteve ballkanike, gjë kjo që do të bëhet për të një barrë suplementare, pasi niveli i zhvillimit ekonomik të këtyre shteteve "ka mbetur shumë mbrapa nga ai i mesëm europian". Sipas fjalëve të tij, në këto kushte BE "do të ndërmarrë të gjitha përpjekjet me qëllim që të mos marrë përsipër në vitet e afërta detyrime të reja përkatësisht zgjerimit të vet".