Georgij Greçko. Atë e cilësojnë si njeriun që personifikon degën kozmike sovjetike. Greçko ka fluturuar 3 herë në kozmos dhe ka thyer rekord botëror përkatësisht kohës së qendrimit në hapësirë pa ajër. Gjithsej ai ka fluturuar  gati 135 ditë. Në dhjetor të vitit 1977 ai realizoi daljen në kozmos të hapur. Në atë kohë një gjë e tillë ishte vepër e vërtetë heroike. Georgij Greçko është dekoruar 2 herë me yllin e Heroit të Bashkimit Sovjetik, 3 herë me Urdhërin e Leninit si dhe me shumë e shumë medalje, ndër të tjera, edhe të shteteve të huaja.

Dhe duhet thënë se kozmonautin e famshëm sovjetik dhe doktorin e shkencave fiziko-matematike gjatë gjithë jetës së vet e ndjek shifra "5". Lindi ai më 25. 05 të vitit 1931 në Leningrad. Në vitin 1955 filloi punë në byronë e konstruktimit të përpunuesit të raketarve kozmike Koroljov. Në përbërjen e njësisë së kozmonautëve sovjetikë ai u përcaktua në grupin №5. Fluturimin e tij të parë ai e realizoi në vitin 1975. Kurse në vitin 1985 filloi punë në Institutin e fizikës së atmosferës.

Në vitet e gjimnazit Geogij filloi të jepet shumë pas leximit të librave mbi udhëtimet ndërplanetare, kurse më vonë edhe pas vetë idesë së fluturimeve ndërplanetare. Pasi mbaroi Institutin e lartë mekaniko-ushtarak ai u vu në dispozicion të Babait të kozmonautikës sovjetike Sergei Koroljov. Nën drejtimin e Georgij Greçko u realizuan shumë punime të lidhura me llogaritjet e dinamikës së fluturimit të teknikës kozmike. Mbas gjysmë viti ai arriti të kalojë në grupin e balistikëve, ndërsa pak më vonë në grupin e destinuar për përgatitjen e lëshimit të raketës kozmike në kozmodromin Bajkonur. Ai ka marrë pjesë në realizimin e lëshimit të satelitit të parë artificial të Tokës në botë. Siç pranon dhe vetë kozmonauti, gjatë gjithë jetës së vet ai ka patur tre ëndërra të shenjta: një orë në ditë t'ia kushtonte dëgjimit të pllakave më të dashura të gramafonit për të, dy orë në javë të shikonte filmat më të preferuar dhe një herë javë të ngopej mirë e mirë me gjumë. Asnjë nga këto ëndërra të tij nuk gjeti që nuk gjeti dot realizim në jetë. Por megjithatë deri tani nuk është thyer rekordi i të parit të filmit artistik "Dielli i bardhë i shkretëtirës" në kozmos. Në një nga fluturimet e veta Greçko e ka shikuar këtë fim 15 herë.

Tani kozmonauti ka shumë më tepër kohë të lirë, megjithëse zë një post me përgjegjësi të madhe - ai është Nënpresident i Bankës OTP. Kurse pas pune ai i përkushtohet udhëtimeve të nënujshme me akualang, skive malore, qitjes, motorsportit. Një vëmendje të madhe i kushton koleksionimit të pullave, të cilin e pat filluar që në fëmijëri. Ai bile edhe në fluturimin e tij të parë në kozmos e mori me vete albumin e xhepit me pulla. Portreti i vetë Georgij Greçko ka gjetur vend në pullën sovjetike që doli për nder të fluturimit të anijes kozmike "Sojuz -17". Greçko është martuar tashmë për të tretën herë dhe ka dy djem. Veten e quan sllav, meqenëse babai i tij është ukrainas, kurse e ëma - bjelloruse. Është mëse i bindur se në formimin e tij ndikoi në mënyrë të qenësishme fantashkenca. Njëherë ai vetë mori penën në dorë dhe besoi në ekzistencën e Zotit. Vërtet shumë vite të jetës së vet ai ia kushtoi mbledhjes së provave e dëshmive në lidhje me atë: nëse është e vërtetë apo jo që në krijimin e njeriut kanë marrë pjesë ardhësit nga planetet e tjera. Ai është marrë me kërkimin e gjurmëve të humanoidëve në tajgën tunguse, në hapësirat e mbuluara me rërë të Sinait, në piramidat e Meksikës dhe Egjiptit. Deri tani nuk i ka gjetur, por shpresën Georgij Greçko megjithatë nuk e humbet.