0Presidenti Dimitri Medvediev propozon detyrimin e gjykatave që të paguajnë për zvarrisjen e proceseve gjyqësore. Një propozim i tillë përmbahet në projektligjin e dërguar për miratim në Dumën Shtetërore. Në qoftë se instanca gjyqësore e zvarrit shqyrtimin e çështjes ose ngurron me zbatimit e vendimit, atëherë qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë kompensimin financiar. Sipas të dhënave të gazetës "Vedomosti", ligji duhet të hyjë në fuqi më 4 maj, dhe gjatë 6 muajve pasues qytetarët rusë, të cilët kanë ngritur padi të tilla në Gjykatën e Strasburgut për të drejtave të njeriut, mund t'ia riadresojnë ato gjykatës ruse.