0Duma Shtetërore - Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë miratoi ligjin për medikamentet. Faktikisht, dokumenti vë në zbatim rregullimin shtetëror të çmimeve për preparatet medicinale me domosdoshmëri jetike. Listën e tyre çdo vit do ta konfirmojë kabineti i ministrave. Regjistrimit shtetëror i nënshtrohen çmimet maksimale të shitjes së medikamenteve të tilla. Institucionet mjekësore do të mund të blejnë preparate medicinale pa ndihmën e distributorëve.