0Në Kirgizi kremtojnë 5 vjetorin e revolucionit të "tulipantë". Në prag në Bishkek u hap Kurulltai (Kongresi popullor) i solidarësisë, i thirrur me iniciativë të Presidentit të Kirgizisë Kurmanbek Bakijev. Në të erdhën për pjesëmarrje 750 delegatë nga e gjithë Republika e Kirgizisë si dhe nga vende të tjera. Opozita, të cilën nuk e ftuan për të marrë pjesë Kurulltai të solidarësisë, zhvilloi në mënyrë të pavarur kurulltain dhe mitingun e vet, ku kërkoi largimin e Kryetarit të qeverisë Danijar Usenov dhe djalit të Presidentit aktual, i cili drejton Agjencinë Qendrore për zhvillim, investime dhe inovacione.