0Bashkëpunimin në sferën e gazit midis Rusisë dhe Katarit do të diskutojë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev me Kryeministrin, Kreun e MPJ së Katarit, Hamad Ben Jassem al-Thani që ndodhet aktualisht me një vizitë pune në Moskë me ftesë të Kryeministrit Vladimir Putin, njofton Agjencia ITAR-TASS. Në Kremlin mendojnë, se kjo vizitë mund të ndihmojë zhvillimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve. Katari zë vendin e parë në botë për prodhimin dhe eksportin e gazit të lëngshëm dhe vendin e tretë në botë, pas Rusisë dhe Iranit, për rezervat e tij të lëndës hidrokarbure.