0Këshilli Rusi-NATO do të zhvillojë një mbledhje të zgjeruar në Bruksel për diskutimin e strategjisë së luftës kundër prodhimit të lëndëve narkotike në Afganistan. Kreu i Shërbimit Federal rus për kontrollin ndaj trafikimit të drogës Viktor Ivanov do të mbajë në të një raport mbi rreziqet që kërcënojnë Rusinë, Azinë Qendrore dhe Europën si edhe do të propozojë planin e veprimeve për kundërvenien ndaj tyre, duke përfshirë edhe likuidimin në Afganistan të plantacioneve të lulekuqes së opiumit dhe shkëmbimin e informacionit operativ mbi vendndodhjen e laboratorëve të prodhimit dhe përpunimit të lëndëve narkotike. Sipas fjalëve të Viktor Ivanovit, gjatë 9 viteve të qëndrimit të koalicionit ndërkombëtar në Afganistan, prodhimi i opiumit u rrit deri në 40 herë.