0Në vitet e para karriera e tij nuk bëri fort përpjetë, kurse në fund të viteve 1930-të Kozlloskij papritur bëhet njëri prej këngëtarëve më të preferuar të Stalinit. Dhe që nga ai moment filloi koha e shkëlqimit të tij në skenën e teatrit Bolshoi. Kurse në vitin 1954, kur ndodhej në kulmin e popullaritetit të vet, për shkaqe të mbetura enigmatike deri tani, Kozllovskij braktis përgjithmonë teatrin kryesor të Bashkimit Sovjetik. Në repertorin e Ivan Kozllovskit numërohen mbi më tepër se 50 arie nga opera të famshme.

Këngëtari sillej me një përkujdesje të jashtëzakonshme ndaj zërit dhe shëndetit të vet, në përgjithësi. Si rezultat, ai ka vazhduar të këndojë në skenë deri në moshën 80 vjeçare dhe jetoi deri në 93 vjeç.

Kozllovskij dha një kontribut shumë të madh në thesarin muzikor të Rusisë. Ai udhëtonte shumë, vizitonte fshatra, dëgjonte dhe interpretonte melodi me motive popullore, romanca, këngë humoristike popullore dhe bejte. Ja, njëherë në një nga këto udhëtime të vetat, ai dëgjoi krejt rastësisht, hodhi notat në pentagram dhe interpretoi romancën « Я встретил вас...» ("Kur të takova ty..."), e cila më kalimin e kohës filloi të gëzonte popullaritet të jashtëzakonshëm midis këngëtarëve të muzikës së dhomës.

Romanca e vjetër ruse me tekst të poetit të shekullit të XIX-të Fiodor Fjutçev « Я встретил вас...» ("Kur të takova ty...")