0Koncerni "Gazprom" shprehet i shqetësuar me mossigurimin e rezervave të mjaftueshme të gazit rus nga ana e palës ukrainase dhe i bën thirrje Kievit të garantojë vëllimet e domosdoshme të pompimit të lëndës djegëse në rezervuaret e veta në vjeshtë të këtij viti". Siç njofton Agjencia ITAR-TASS, për këtë në prag u shprehën në Moskë Kreu i koncernit rus Aleksei Miler dhe Ministri i lëndëve djegëse dhe energjetikës të Ukrainës Jurij Bojko. Sipas fjalëve të Aleksei Milerit, rezervat e mjaftueshme të gazit në depot e nëndheshme duhen shfrytëzuar për furnizimin pa ndërprerje të gazit konsumatorëve ukrainas dhe realizimin e transitit të sigurt të gazit rus në Europë.