Kronika e Fitores. Kronika e ngjarjeve në frontet e Luftës së Dytë Botërore

23 mars

Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS):

Trupat vazhdonin ofensivën në drejtim të Danzigut. Këmbësorët sovjetikë dhe artileristët me mbështetjen aktive të aviacionit thyejnë e shkatërrojnë fortifikatat e armikut. Luftime të ashpra u zhvilluan në pjesën veriperëndimore të Danzigut. Gjermanët duke u mbështetur në brezin e fuqishëm të mbrojtjes vazhdonin të bënin një rezistencë të tërbuar.

Byroja informative sovjetike njofton, se me urdhërin e komandës gjermane ditët e fundit u pushkatua një numër i madh ushtarësh për braktisjen me kokë të vet të pozicioneve dhe për tentativat për të hedhur armët e për t'iu dorëzuar kundërshtarit. E megjithatë, numri i ushtarëve dhe oficerëve që dorëzohen me vullnet të lirë po vazhdon të rritet.

Në këtë ditë Josif Stalini i shkruan Kryeministrit britanik Winston Churchill si vijon: "Për sa i përket fatit të robërve britanikë të luftës Ju nuk keni kurrfarë arsyesh për tu shqetësuar për ta. Përveç kësaj, të tillë nuk kanë mbetur më në kampet tona - ata ndodhet në rrugë e sipër për në Odesë për tu nisur më pas  për në atdhe. Ju Jam shumë mirënjohës për informacionin që më dhatë përkatësisht gjendjes së punëve në frontin Perëndimor. Unë kam besim të patundur në aftësitë, talentin prej strategu ushtarak të Ferdmarshallit Montgomery".  

Gjermania:

Ministri i propagandës së Raihut të Tretë (Third Reich), doktor Joseph Goebbels bëri këtë shënim në ditarin e vet: "Si në frontin Lindor, ashtu dhe në atë Perëndimor është krijuar një gjendje jashtëzakonisht kritike. Me këtë planet e Fyrerit, të cilat parashikonin kthimin e trupave tona në brigjet e Danubit përgjatë gjithë gjatësisë së tij, u minuan plotësisht dhe ne tani duhet të jemi tej mase të kujdesshëm me qëllim që të mos humbasim ndër të tjera edhe vendburimet tona të naftës rumune. Kjo gjë do të ishte e mbarsur me pasoja fatale për aftësinë tonë të vazhdimit të mëtejshëm të luftës".

Historia në detaje:

Duke synuar të plotësojnë urdhërin e Hitlerit, trupat gjermane shkatërruan kryeqytetin e Hungarisë, praktikisht,  deri në themel. Ato hodhën në erë të gjitha urat e Budapestit që lidhnin brigjet e lumit Danub, kalaja e lashtë Buda u dogj krejtësisht. Në Gjermani u çua prej andej gjithçka që mund të mendohej: bagëtia, produktet ushqimore, makineritë industriale, vlerat kulturore dhe simboli i shtetit hungarez - kurora e Shën Ishtvanit (Szent István). Dëmi i shkaktuar nga hordhitë hitleriane ishte i kolosal, pamatë. Praktikisht i gjithë vendi u shndërrua në gërmadhë.