0Pavarësisht nga kriza që po përjeton Greqia, Franca dhe Gjermania po përpiqen ti shesin asaj armatimet e veta. Për këtë njoftuan mjetet greke të informimit masiv me referim tek nëpunësit e mirëinformuar për këtë. Ata, në veçanti, citojnë një nga këshilltarët e Kryeministrit Georgios Papandreau, i cili tha, se "mbështetja deri tani në fjalë e vendeve të BE do të rritet shumë, në qoftë se në sferën e armatimeve Greqia do të bëjë atë që duan nga ajo". Gazeta e Athinës "Etnos" konfirmon, se Parisi shpreson se Athina do të blejë 6 fregate franceze, kurse Gjermania të një nëndetëseje.