0Raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian (APKE) për Rusinë duan të përpunojnë "hartën rrugore" të monitorimit të obligimeve të Moskës përpara Këshillit të Europës. Për këtë në takimin me Zëdhënësin e Dumës Shtetërore të Federatës Ruse Boris Grizllov deklaroi raportuesi i APKE-së për monitorimin e Rusisë Andres Gross. Në vitin 1996 Rusia hyri në Këshillin e Europës. Që atëherë detyrimet e saj i nënshtrohen monitorimit. Grizllov kujtoi, se që nga momenti i hyrjes së Moskës në Këshillin e Europës Rusia u bashkua me 56 konventa të ndryshme ndërkombëtare.