0Qeveria e Federatës Ruse për vitin 2010 do ti japë një ndihmë suplementare biznesit të vogël prej 13 miliardë rublash. Për këtë njoftoi Kreu i qeverisë së Federatës Ruse Vladimir Putin në forumin inovativ të biznesit të vogël dhe të mesëm. Ai kujtoi, se "në buxhetin federal për vitin 2010 tashmë janë parashikuar 10 miliardë rubla për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme". Aktualisht, njoftoi Vladimir Putin, qeveria e Federatës Ruse punon intensivisht për rritjen e kësaj mbështetjeje dhe ka ndërmend të përdorë për këto qëllime mjetet e fondit antikrizë.