0Lëvizja "Taliban" refuzon të ulet në tryezë për negociata paqësore për sa kohë që trupat e huaja të mos jenë larguar nga territori i Afganistanit, deklaroi njëri nga liderët e lëvizjes Zabiull Muxhahid. Sipas fjalëve të tij, "fakti që përfaqësuesit e bandës rrebele "Hezb-i-Islami" po zhvillojnë në Kabull negociata, është zgjedhje e tyre". Hamid Karzaj më se një herë u ka bërë thirrje talibanëve të zhvillojnë negociata për paqen. Por liderët e kësaj lëvizjeje çdo herë i kanë hedhur poshtë këto propozime, duke e lidhur pranimin e tyre me largimin e trupave të huaja nga Afganistani.