0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev mendon, se për krijimin e "Luginës Silikone" ruse në Skolkovo të periferive të Moskës janë të interesuara jo vetëm strukturat shtetërore, por në radhë të parë vetë biznesi. Siç u shpreh ai, "sipas llogarive të këtij projektit me përmasa të mëdha, biznesi është ai që duhet të merret me këtë". Medvediev njoftoi, se nga ana e palës ruse qendrën në Skolkovo do ta drejtojë Kreu i grupit të kompanive "Renova" Viktor Vekselberg. Rol të rëndësishëm në sistemin e drejtimit do të luajë këshilli konsultativ-shkencor, në të cilin do të hyjnë përfaqësues të njohur të qarqeve shkencore dhe biznes qarqeve, si dhe përfaqësues të huaj.