0Vëllimi i nxjerrjes së naftës në rajonin e Detit Kaspik aty nga viti 2020 do të rritet deri në nivelin rreth 200 milionë tonë në vit, kurse i gazit gati 270 miliardë metra kub. Aktualisht rezervat e zbuluara në këtë rajon përbëjnë më shumë se 1 miliardë tonë lëndë hidrokarbure, njoftoi në Forumin Energjetik të Kaspikut Zëvendës drejtori i departamentit të Ministrisë së energjetikës të Rusisë Mihaill Pleshkin.